E Martë, 3 Nëntor 2026

Shërbimet ruse të sigurisë: Zelenski po ndërmerr hapa ‘të çmendur’ për inkursionin në Kursk

Shërbimet ruse të sigurisë pretendojnë se Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskiy) po ndërmerr hapa “të çmendur” për inkursionin në Kursk.

Sipas shërbimeve të huaja të inteligjencës ruse, Zelenski po kërcënon përshkallëzimin e luftës përtej vendit të tij.

Deklaratat vijnë pasi komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës tha se forcat e tij kontrollojnë 1 mijë km katrorë (386 milje katrorë) të rajonit të Kurskut.

Gjenerali Oleksandr Syrskyi e bëri deklaratën në një video të postuar të hënën në kanalin Telegram të Zelenskit.

“Trupat janë duke përmbushur detyrat e tyre. Luftimet vazhdojnë në të vërtetë përgjatë gjithë vijës së frontit. Situata është nën kontrollin tonë”, tha Syrskyi.

Presidenti rus, Vladimir Putin , është zotuar për një “përgjigje të denjë” ndaj sulmit të Kurskut dhe urdhëroi trupat e tij që të “zhbëjnë armikun nga territoret e tij”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›