E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Shërbimi i Neurokirurgjisë te Trauma, me teknologji moderne”/ Rama: Mundëson ndërhyrje me saktësi maksimale

Kryeministri Edi Rama thotë se Shërbimi i Neurokirurgjisë te Spitali Universitar i Traumës është pajisur me teknologji moderne.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se pajisjet mundësojnë ndërhyrje me saktësi maksimale.

“Spitali Universitar i Traumës, ku Shërbimi i Neurokirurgjisë, i pajisur me teknologji moderne, mundëson ndërhyrje me saktësi maksimale e ku po vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës spitalore dhe rritjen e standardeve të shërbimit”, shkruan Rama./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›