E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT, Koçiu: Teknologji moderne në shërbim të qytetarëve

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Shërbimi i Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”në Tiranë (QSUT) tashmë operon në ambiente të reja dhe moderne, duke ofruar kushte të përmirësuara për pacientët dhe personelin mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ndau në rrjete sociale momente nga ambientet e QSUT-së ku investimet në infrastrukturë, në teknologji bashkëkohore dhe burime njerëzore të kualifikuara kanë rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët.

“Me infrastrukturën e re, ky spital ditor garanton trajtime të specializuara dhe të shpejta për të gjithë pacientët që përballen me urgjenca toksikologjike, duke shmangur hospitalizimin e panevojshëm”, u shpreh ministrja.

Koçiu theksoi se, ‘falë këtij investimi, qytetarët përfitojnë nga teknologjia e avancuar dhe kujdesi profesional në një ambient që garanton efikasitet dhe cilësi të lartë shërbimi”.

Ndërsa Andrin Tahiri, shef i Shërbimi të Toksikologjisë, në QSUT, u shpreh se,” tani me infrastrukturën bashkëkohore jemi gati të përballojmë të gjitha rastet që kanë nevojë për asistencë mjekësore, qoftë nga Urgjenca apo rastet ditore”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›