E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr Paloka-Tahiri ne Komisionin e Ligjeve largohen deputetet e PS

TIRAN- Debate te ashpra sharje e fyerje personale ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve ku diskutohej per projektligjin per lojrat e fatit.

Nersa projektligji diskutohej nen per nen ka pasur shkembime batutash mes deputeteve te mazhorances dhe opozites te pranishem ne mbledhje.

Shkak per nisjen e sherrit duket se sherbeu deklarata e kryetarit te komisionit Ilir Rusmajli sipas te cilit ka deputete socialiste qe bejne pastrim parash tek lojrat e fatit dhe mbajne ngrohte edhe deputete te tjere socialiste.

Pas kesaj ka reaguar deputeti i PS-se Sajmir Tahiri i cili ka perseritur faktin se tahsme kane dale ne drite lidhjet e pushtetit me Prudentinot. Kaq ka mjaftuar qe situata te tensionohet edhe me. Ka replikuar menjehere ashper deputeti i PD-se Paloka i cili e ka share personalisht Tahirin. Me tej debate ka degjeneruar ne te tjera sharje personale.

Deputetet e tjere kane nderhyre per te qetesuar situaten nderkohe qe kreu i komisionit Ilir Rusmajli ka mbyllur mbledhjen.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›