E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me armë në Vlorë, identifikohet autori

VLORË - Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë ku u plagosën dy të rinj, një prej të cilëve ende në rrezik për jetën, policia ka identifikuar autorët e ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e tyre. Autori i dyshuar për këtë ngjarje është Real Osmani 25 vjeç nga qyteti i Vlorës ndërsa si bashkëpunëtor akuzohet G.Birce 22 vjeç. Policia gjithashtu ka në dorë tashmë si provë materiale armën me të cilën u krye plagosja, e cila është pistoletë e llojit T.T, si dhe një krehër pa fishekë. Autori I ngjarjes nuk është vënë ende në pranga. Akuzat që rëndojnë mbi të janë "vrasje me paramendim e ngelur ne tentativë," si dhe "armëmbajtje pa leje"

Dy persona mbetën të plagosur në orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Vlorës, ndërkohë që ende policia nuk ka dhënë versionin zyrtar për motivin e ngjarjes, ku të dhënat e para kanë qenë motivet e dobëta. Altin Naka 32 vjeç dhe Robert Duka 27 vjecc janë dërguar fill pas kësaj drejt spitalit rajonal të Vlorës. 32 vjeçari është qëlluar me tre plumba, dy prej të cilave në kraharor dhe tjetrin në këmbë dhe është në gjendje të rëndë. 27 vjeçari është goditur me mjete të forta. Ngjarja ndodhi në lagjen Lef Sallata, pranë një pike interneti, zonë e cila është fare pranë rrugës kryesore. Policia mbërriti në vendngjarje shumë shpejt dhe paralelisht me procedurat e shqyrtimit të provave nisi edhe puna për identifikimin e personit.


Versioni i ngjarjes është dhënë paraprakisht për policinë nga dy të rinj që ndodheshin pranë pikës së internetit. Dëshmitarët kanë pohuar se katër të rinj janë përleshur fillimisht brenda internetit për të vijuar jashtë saj dhe një prej tyre ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar më parë në ajër e më pas administratorin e pikës së internetit. Me shkelma dhe me qytën e pistoletës ai ka qëlluar dhe mbi 27 vjeçarin Duka, ndihmuar edhe nga shoku i tij, për tu larguar më pas drejt blloqeve të pallateve që ndodhen pas pikës së internetit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›