Sherr me thika mes shqiptarësh në Greqi, dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Një konflikt mes tre personave ka ndodhur dje (04 mars) në zonën e Vardas të Ilias në Greqi.
Tre shqiptarë, dy 37-vjeçarë dhe një 41-vjeçar janë përfshirë në një sherr me thika. Një person është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.
Autori i ka sulmuar me thikë dy personat duke i shkaktuar goditje të shumta në pjesën e pasme, shkruajnë mediat greke.
I akuzuari u arrestua nga autoritetet dhe pasditen e së mërkurës u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, pranë Gjykatës paralele të Amaliadës, ku u akuzua për një vepër penale dhe dy kundërvajtje.
Në veçanti, i arrestuari përballet me akuzën e tentativës për vrasje në seri dhe armëmbajtje pa leje.
/vizionplus.tv