E Martë, 3 Nëntor 2026

Sherr me thika në Lushnje, njëri përfundon në spital

Një sherr për motive të dobëta është regjistruar në të fshatin Karbunarë të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 minuta të pasdites së sotme.

Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa një 29-vjeçar ka mbetur i lënduar me thikë.

Pas mjekimit në spital, ai është shoqëruar në komisariatin e policisë së bashku me 2 persona të tjerë.

“Rreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, Lushnjë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve të cilët janë konfliktuar me sende të forta dhe mjet prerës, ka mbetur i  dëmtuar jashtë rrezikut për jetën  shtetasi D. S., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital  është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas  të tjerë të  përfshirë  në konflikt, konkretisht shtetasit A. H., dhe E. M., për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasve J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S”, njoftoi policia.

Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›