Sherr me thika në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, dy adoleshentë të plagosur rëndë

Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, në kryeqytet kanë mbetur të plagosur me thikë.
Të dy adoleshëntët ndodhen në gjendje të rëndë, mëson Vizion Plus.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se adoleshentët janë përfshirë në një sherr jashtë ambienteve të shkollës.
Të dy janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga uniformat blu./vizionplus.tv