E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika, plagoset 28-vjecari

SARANDE- Sherri mes dy grupe te rinjsh ne qytetin e Sarandes, ka degjeneruar ne perleshje me grushte dhe thika. Nje 28-vjecar mbeti i plagosur, kurse policia pas shoqerimit te tre personave, ndaloi nje prej te dyshuarve per tentative vrasjeje. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem ne qender te qytetit te Sarandes, prane shatervanit. Kalimtare te rastit kane pare te pergjakur ne trotuar 28-vjecarin, Halo Zhupa dhe e kane transportuar menjehere drejt urgjences. Nderkaq tre agresoret jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Burime spitalore bejne te ditur se viktima i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale, pasi nga dy goditjet me thike kishte pesuar demtime ne mushkerine e djathte dhe ne shpretke. Brenda 15 minutash policet jane paraqitur ne deren e dhomes ku mbahet i plagosuri me 3 te dyshuar. Viktima Halo Zhupa, nga fshati Kopacez i Delvines, u ka drejtuar gishtin dy prej tyre, duke thene se ata e kishin goditur me thike, nderkohe qe i treti e kishte goditur me grushte. Pas hetimeve paraprake uniformat blu kane arrestuar te dyshuarin kryesor per krimin, i identifikuar si Bajram Memolla, banor i qytetit te Vlores. Emrat e dy te tjereve nuk u publikuan per arsye hetimi, ndersa shkaqet mbeten te pazbardhura.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›