E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherr mes adoleshentësh në Kamëz/ Tre të lënduar, dy prej tyre përfundojnë te Trauma me plagë në gjoks

KAMËZ– Një sherr fizik mes adoleshentësh ka ndodhur jashtë ambienteve të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në qytetin e Kamzës dhe për pasojë tre të mitur janë lënduar.

Në spitalin e Traumës janë dërguar dy të rinj, me plagë thike në gjoks.

Gjendja e tyre shëndetësore deri tani mbetet stabël, ndërsa bluzat e bardha po kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Policia dhe grupi hetimor po verifikojnë rastin dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›