Sherr mes shitësve të biletave në Skelë, njëri plagoset me thikë, jashtë rrezikut për jetën

Një konflikt mes dy shitësve të biletave për anijet turistike është regjistruar sot në zonën e Skelës në Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, dy personat që ushtrojnë aktivitetin e shitjes së biletave për turet turistike me anije janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Gjatë sherrit, E.G. dyshohet se ka goditur me thikë shitësin tjetër, Dh. Tho, duke e plagosur.
I dëmtuari u transportua menjëherë në Spitalin e Vlorës, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore u konstatua se plaga ishte sipërfaqësore dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve nga RTSH, konflikti ka ndodhur tek dera e portit të Vlorës dhe dy burrat ishin konfliktuar edhe më herët për çështje të biletave. Mësohet se nga e njëjta thikë kanë mbetur të lënduar të dy personat e përfshirë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
/rtsh.al/