E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sherr mes të rinjve në Korçë/ Plagoset me thikë 17 vjeçari

Një 17 vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti fizik.

Policia bën me dije, se i riu është paraqitur në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burime bëjnë me dije se fillimisht të rinjtë janë zënë fillimisht me njëri-tjetrin me grushte dhe më pas situata ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

17 vjeçari është plagosur në pjesën e shpatullës.

“Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›