E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne Londer arrestohen 19 shqiptare

Sheshin Trafalgar ne qender te Londres

Londer 19 shkurt NOA 8211 Policia britanike ka vene ne pranga 19 shqiptare ne Londer pas perleshjeve ku mbeten tre te lenduar. Sipas policise rasti ka ndodhur dje kur bandat shqiptare jane zene mes vetes ne sheshin Trafalgar gjate grumbullimeve per festimin e 3 vjetorit te pavaresise.

Nga pasditja e djeshme deri te premten policia arrestoi 19 te rinj shqiptare nga Kosova. Ne perleshje e cila sipas deshmitareve ka zgjatur mbi nje ore e gjysme jane perdorur thika dhe arme te tjera te ftohta si dhe shkopinj bejzbolli. Tre persona me kete rast kane marre plage ata jane te moshes 18-19-vjec. Shumica e pjesemarresve ne sherr jane adoleshente.

Mediat angleze raportojne se ne sherr ka pasur shqiptare dhe kosovare. Ndersa ende nuk dihen shkaqet e verteta te sherrit.

Sheshi Trafalgar ndodhet ne qender te Londres dhe pamjet e dhunshme te sherrit mes shqiptareve jane cilesuar si mjaft te renda nga mediat on-line britanike.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeDhjetera shqiptare kosovare dhe maqedonas bllokohen ne EgjiptSherr me thika ne Patos 1 i plagosurPS Berisha flet si ne kooperativen me te deshtuarShqiptaret mysafire te Obames Lidhjekosovare sherr Sheshin Trafalgar shqiptare

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›