E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sherr në Vlorë/ Plagoset me thikë një 19-vjeçar

Një sherr është regjistruar rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në Vlorë.

Mësohet se nga sherri ka ndodhur nga një konflikt i çastit dhe ka degjeruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Blutë bëjnë me dije se është plagosur me thikë shtetasi me iniciale E.K., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.08.2022, rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi  E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›