Sherr në Vorë/ I plagosi vëllain me thikë, oficeri i ushtrisë nxjerr armën e shërbimit dhe qëllon 34-vjeçarin

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Vorë si pasojë e një konflikti mes tyre. Konflikti ka nisur kur një 34-vjeçar ka plagosur me thikën të riun 24-vjeç dhe më pas vëllai i këtij të fundit me detyrë oficer ushtrie ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur 34-vjeçarin me iniciale E.H.
“Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).
Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/