E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sherr në një lokal në Greqi, shqiptari nxjerr armën dhe qëllon para të miturit

Një konflikt i përgjakshëm që ka përfunduar me të shtëna armësh ka ndodhur jashtë një lokali në Heraklion.

Mediat greke raportojnë se një shqiptar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një person tjetër, i cili është dërguar në spital.

Të njëjtat burime informacioni bëjnë të ditur se episodi i përgjakshëm ka ndodhur pas një sherri para syve të një të mituri që ndodhej në lokal.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›