E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherr për pronat, një i plagosur në Lezhë

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti në fshatin Torovicë të njësisë administrative Balldre në Lezhë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se konfikti dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe pronësie. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sherri ka ndodhur mes dy fqinjëve. Mësohet se autori ka goditur me mjet prerës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›