E Martë, 3 Nëntor 2026

Sherri/ Gjikondi: Po hedh vallen e Berishës! Gjokutaj: Ta tregoj kush janë ideatorët në valle!

Të ftuar në emisionin “3D”, juristja Brisida Gjikondi dhe avokati Genc Gjokutaj kanë diskutuar me tone të ashpra rreth qëndrimeve për çështjen Berisha.

Qëndrimi i juristes se Gjokutaj po ndjek vallen e Berishës, ka acaruar avokatin.

 “Se besoj që Berisha merr parasysh vendimin e Gjokutajt. Duke e parë Berishën se si funksionon kam përshtypjen se Gjokutaj ndjek vallen e Berishës dhe jo ky i fundit të ndjekë vallen e Gencit. Nuk është Berisha nga ata që i lë Gencit liri që të zgjedhë mbrojtjen.  Berisha është ashtu formati që je t’i ai që përpiqësh t’i përgjigjesh stilit të tij. Mos ja bëj qejfin vetes aq shumë”, u shpreh Gjikondi.

Nga ana e tij Gjokutaj tha se “Ashtu je mësuar vete t’i Brisida, të heqësh vallen e të tjerëve, e ke nisur herët vallen ti. Se të jap një përgjigje ku të tregoj kush e hedh vallen kush e vazhdon dhe kush janë ideatorët e valles. Mos prek në dinjitetin tim” replikoi me tone të larta Gjokutaj.

Gjikondi me qetësi i kërkoi të mos acarohej gjatë diskutimin pasi sipas saj nuk ka faj që bën bingo me pyetjet që nge me të.

 Gjokutaj e konsideroi të painformuar Gjikondin dhe se në emision ka ardhur e papërgatitur. “Si të mos acarohem, të më thuash ti mua që unë hedh vallen e Berishës? Po ku merr vesh ti, je e painformuar. Nëse nuk dalloni njerëzit, target, t’i ke ardhur në emision me duart në xhepa, pa asnjë përgatitje“, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›