E Martë, 3 Nëntor 2026

Sherri mes adoleshentëve në Korçë, prokuroria regjistron procedim penal

Sherr mes minorenëve, Prokuroria e Korçës regjistron procedim penal pēr ‘Plagosje e lehtë me dashje’ ndaj të miturës F.D

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ në ngarkim të të miturës F. D.

Ky procedim është regjistruar pas njoftimit të marrë në datën për një konflikt të ndodhur më 05.05.2025, rreth orës 19:15, në ambientet e subjektit Bar Kafe “Find Four”, në lagjen nr. 2, Bulevard Republika.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe janë kontaktuar personat e pranishëm në momentin e konfliktit, nga ku u mësua se në katin e tretë të bar kafe Find Four, shtetasja e mitur ka goditur në mënyrë të paprovokuar dhe pa asnjë shkëmbim komunikimi shtetasen P.M., duke i shkaktuar asaj lëndime në pjesën e fytyrës dhe të gjoksit. Dëmtimet e shkaktuara janë kategorizuar në ato të plagosjes së lehtë.

Ky konflikt vjen pas regjistrimit të procedimit penal në ngarkim të personit nën hetim, P.M., më datë 07.02.2024.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›