E Martë, 3 Nëntor 2026

Sherri mes vëllezërve në Lushnjë, njëri qëlloi me armë tjetri me sëpatë, si ndodhi konflikti për pronën

Policia ka dhënë detaje në lidhje me sherrin mes dy vëllezërve mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

Bëhet me dije se rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›