Sherri ne Kuvend reagon SHBA e BE

Në një deklaratë të përbashkët Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Europian shprehin shqetësim të thellë për sjelljen e pahijshme të disa anëtarëve të Parlamentit gjatë seancës së fundit.
“Populli shqiptar - thuhet në deklaratë - pret që deputetët të sillen më maturë, në mënyrë të veçantë në këtë situatë të krijuar, duke demonstruar respekt për koleget për kolegët dhe për institucionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.
“Mosmarrëveshjet mes palëve duhet të zgjidhen përmes debatit konstruktiv dhe dialogut”, përfundon deklarata.