E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sheshi fundor te “Bulevardi i Ri”, Rama ndan pamje nga projekti, 200 vende parkimi, lulishte dhe shëtitore

TIRANË, 24 korrik/ASH/ Sheshi fundor në Bulevardin e Ri do të jetë një tjetër pol zhvillimi që do t’i shtohet kryqytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga projekti i ndërtimit të këtij sheshi, i cili do të shërbejë edhe si një lidhje organike me Kamzën.

Sheshi “Katar”, ose sheshi fundor i Bulevardit të Ri, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë.

Po ashtu sheshi do të ketë edhe një seri lulishtesh, impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës.

Bashkia e Tiranës dhe Fondi për Zhvillim i Katarit firmosën sot marrëveshjen për grantin 11 milionë euro, për realizimin e sheshit fundor te Bulevardi i Ri.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›