Sheshi, qeveria bllokon bashkin

"Inpektoriati vendosi pezullimin e punimeve deri në pajisjen me lekën e mjedisit dhe gjobitjen me 2 milionë lekë", u shpreh kryeinspektori mjedisor Ilir Bala.
Kjo gjobe duhet te shlyhet brenda vitit nga bashkia nderkohe qe duhet të nisë aplikimin për leje mjedisore.Nga ana tjetër edhe Ministria e Kulturës i konsideron të paligjshme punimet pasi sipas ministrit Xhaferraj po kryhen në një zonë të shpallur ansambel kulturor.
"Në kohën kur Rama ishte ministër i Kulturës ka propozuar një VKM, që shpallte aksin kryesor nga sheshi 'Nënë Tereza' deri tek Stacioni i Trenit, ansambël kulturor", u shpreh Xhaferraj, duke kujtuar edhe një vendim për këtë zonë të vitit 2003.
Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati hodhi poshte akuzat dhe e konsideron nje pengmarrje te qeverise gjithcka po ndodh me sheshin "Skenderbej".
"Xhaferraj nuk di as se ku janë eshtrat e Ismail Qemalit. Kemi të bëjmë me një pengmarrje nga ana e qeverisë. Kjo është një arsye më shumë që populli do të dalë dhe të protestojë bashkë me ne në datë 30 prill në kryeqytet", u shpreh Bushati.