E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet ne Tirane premieria e filmit Delikatesa

Idhtarë të kinemasë kanë lënë mënjanë gjithcka, për të shijuar premierën e filmit “Delikatesa”.

Përpara se dritat të shuheshin, shfaqet autori i veprës David Foenkinos, që më pas e shndërroi librin në film. Humori i tij paralajmëron një romancë të këndshme.

Pak “Delikatesë” nuk i bën keq askujt. Në qendër të filmit është Natalia që jetesohet nga aktorja Odri Tatu. Ajo është e lumtur dhe ka një pozicion të mirë pune, është e re, plot shëndet dhe e martuar me burrin e ëndrrave. Por, ditën kur ai vdes tragjikisht, jeta e saj përmbyset. Filmi ka në qender një histori dashurie, po jo e sherbetosur, por që të bën të reflektosh.
Menjëherë pas mbarimit të filmit autori shpreh kënaqësinë që është në Tiranë.

Gjithashtu na njeh dhe me projektet e tjera në kinema.
Shqipëruesi i veprës Edmond Tupja thotë se filmi jep mesazh dashurie

Botuesja e veprës ndihet e lumtur që këtë vepër e solli në duart e lexuesit shqiptar.

Ky prodhim kinematografik u mirëprit jo pak nga të pranishmit, të cilët e shijuan filmin francez. David Foenkinos është romancier francez. Librat e tij janë përkthyer në tridhjetë e pesë gjuhë të botës. Romani “Delikatesa” e bëri atë një nga pesë autorët më të shitur në Francë. Dhe tashme filmi po korr sukses edhe në ekranin e madh të vendeve të ndryshme europiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›