E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqje energjike dhe të çmendur

Energjike  dhe e “çmendur” di të jetë vetëm këngëtarja Pink.

Ajo ka dhuruar një super shfaqje ditën e djeshme  në Manchester.

E veshur me një palë pantallona lëkure të ngjitura pas trupit dhe një bluzë të shkurtër që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe muskuj, Pink ka performuar si të ishte një profesioniste cirku.

E shoqëruar edhe nga disa balerinë mjaft të aftë, këngëtarja 33 vjeçare ka realizuar një koreografi speciale.

Pink ka nisur turin e saj botëror, “Truth About Love”, ku performancën e saj e ka nisur në Dublin.

Menjëherë pas shfaqes së parë ajo ka komentuar në faqen e  saj në twitter: “Dublin,ndalesa e parë ,ndjehem si të jem në shtëpi.”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›