E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shfrytëzonin një të mitur për prostitucion, arrestohen dy gra në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy shtetase, të cilat akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur.

Në kuadër të operacionit “Silent Watch” u arrestuan shtetaset S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këto shtetase kanë shfrytëzuar për prostitucion, një 16-vjeçare.

Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›