Shi dhe borë në të gjithë vendin, institucionet apel drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes!

Verilindja dhe juglindja e vendit janë “pushtuar” sërish nga reshjet e dëborës këtë fundjavë, të cilat kanë rinisur mbrëmjen e së dielës.
Aktualisht situata paraqitet e qetë dhe lëvizja në rrugë është normale, ndërkohë që institucionet ndodhen në terren për çdo lloj problematike.
Ndërkohë që pjesa tjetër e vendit është e përfshirë nga reshjet e shiut, Autoriteti Rrugor Shqiptar ju bën apel drejtuesve të mjeve që të bëjnë kujdes.
Reagimi i ARRSH:
Reshje shiu me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale
Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogëkanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar
Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.