Shi në pjesën më të madhe të vendit; vijon moti i paqëndrueshëm

Dita e henë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe gradualisht shtim të vranësirave të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensiet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në zonat malore reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.
Era me drejtim veriperëndim – perëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s e cila hera herës pritet të fitoj intensitet deri në 12m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 14 deri 29°C , në zona e ulëta 14 deri 34°C dhe në zona bregdetare 17 deri 32°C.
Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu të herëpasherëshme. Në Kroaci pritet që reshjet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Sa i përket Kontinentit Europian, Europa qëndrore, ajo veriore, Ishujt Britanik dhe vendet Skandinave do të jenë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshem.
Moti parashikohet me vranësira dhe resjhje shiu. Ndërsa pjesa tjetër e kontinetit do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjelliem dhe vranësira kalimtare.