Shifra shokuese të divorceve në Tiranë

Sipas të dhënave të Gjykatës së Tiranës, rreth 1223 familje i kanë dhënë fund martesës, por edhe kaq të tjerë e kanë nisur procesin e divorcit. Nëse do të bënim një llogaritje të thjeshtë, i bie që në Tiranë ndahen 3 çifte në ditë dhe po aq depozitojnë edhe kërkesën për divorc, transmeton Shekulli online. Këto shifra shqetësuese tregojnë se familja shqiptare po kalon një moment të thellë krize.
Por përveç divorceve, të dhënat e Gjykatës së Tiranës tregojnë se edhe numri i grave që kërkojnë urdhër mbrojtjeje është shtuar. Ndërkaq, shkaqet që çojnë çiftet shqiptarë drejt divorceve janë të shumta, ku ndër të tjera, janë shtuar dhe ato për tradhti bashkëshortore./Indeksonline/