E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shikoni se ç’bëhet për yllin e Milanit, Kaka?!

Manchester - Oferta maramendëse e Manchester City për yllin e futbollit Brazilian të aktivizuar pranë Milanit, Kaka, ka bërë që gazetarët sportive të llogarisin shumën duke e krahasuar atë me paratë e transfertave të të tjerëve.

Shtypi Brazilian publikon shifrat që Manxhester City ofron për Kaka. Janë plot 120 milion euro në një kohë kur bota po përballet me një krizë ekonomike të paparë në historinë e saj.

Sipas të përditshmes sportive braziliane Globoesporte, oferta e ofruar për yllin e Milanit, është plot 5.5 fishi I ofertës së Ronaldinjos. Sipas llogarive të bëra nga gazetanë fjalë, me ofertën e menduar për Kaka mund të blihen 15.440 automobila standart, makina e Cristiano Ronaldos Ferrari 500, 599 GTB dhe plot 746 milion shkrepëse.

Sipas një tjetër llogarie, Kaka mund të blejë 1 avion Boing 787, 11.2 milion bible, 17 milion pako me bebelino, 685 apartamente në Morumbi, 3.3 milion uniforma të Manchester City apo 8.4 milion DVD.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›