E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shimpazeja sfidon të ftohtin, pi çaj në dëborë

Një shimpanze që jeton në Wells ka sfiduar të ftohtin e acartë që ka mbërthyer këto ditë Britaninë e Madhe.

E mbështjellur me batanije dhe duke pirë një çaj të ngrohtë, do t’i duhet të durojë motin e ftohtë të Britanisë së Madhe.

Shimpanzeja rrënjët i ka nga pyjet tropikale të Afrikës dhe është cilësuar si një kafshë shumë e zgjuar.

Zoologia Jan Garen, tha: “Shimpanzeja jeton këtu për rreth 29 vjet që kur ajo ishte e vogël dhe për këtë ajo është mësuar me të ftohtin”.

Shkencëtarët mendojnë se shimpanzetë gëzojnë aftësi inteligjence krejtësisht në nivelin e një qënie njerëzore.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›