E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shira të rrëmbyeshëm në Kashmirin Indian, humbin jetën dhjetëra persona, qindra të tjerë të zhdukur

Shira të rrëmbyeshëm kanë shpërthyer papritur në Indi duke marrë dhjetëra jetë njerëzish e duke lënë me qindra të zhdukur.

Kjo është katastrofa e dytë që ndodh brenda pak muajsh duke nënvizuar cenueshmërinë e atyre që jetojnë në Himalaje ndaj efekteve të motit ekstrem.

Të paktën 46 persona humbën jetën dhe më shumë se 200 të tjerë rezultojnë të zhdukur në qytetin Chashoti, një destinacion popullor pelegrinazhi për turistët hindu.

Përmbytjet e shpejta të shkaktuara nga shiu i shndërruan rrugët në lumenj të tërbuar, ndërsa rrebeshi shkatërroi ndërtesa të tëra dhe rrëmbeu automjete. Operacionet e shpëtimit po punojnë punuar me personelin e ushtrisë dhe policisë për të gjetur personat e zhdukur.

“Lajmi është i zymtë dhe i saktë. Të gjitha burimet e mundshme po mobilizohen nga brenda dhe përtej J&K për të menaxhuar operacionet e shpëtimit”, shkroi Kryeministri i Jammu dhe Kashmirit, Omar Abdullah, në një postim në rrjetet sociale. Disa nga personat e shpëtuar janë dërguar në spitale.

Më herët këtë muaj, një tjetër valë përmbytjesh përfshiu një fshat malor në Himalaje, në shtetin verior Uttarakhand të Indisë, duke lënë të paktën katër persona të vdekur.

Machail yatra është një pelegrinazh popullor në faltoren e lartë në Himalaje të Machail Mata-s, një nga manifestimet e Perëndeshës Durga, dhe pelegrinët shkojnë në tempull nga Chasoti, ku mbaron rruga për automjetet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›