E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat nxjerrin eshtrat, dyshohet per ushtar italian te vrare

Disa femije zbulojne ne fshatin Fiershegan te Lushnjes skeletin e nje personi. Ne qafe kishte nje medaljon, i cili kishte veshtiresi ne deshifrim. I njejti rast ndodhi nje vit me pare
LUSHNJE - Pas gjetjes se nje skeleti nje vit me pare ne nje fshat periferik te rrethit te Lushnjes, nje tjeter trup viktime eshte gjetur mbremjen e se premtes. Disa femije, me banim ne fshatin Fiershegan, rreth 12 kilometra larg qytetit, teksa po luanin, kane zbuluar rastesisht eshtrat e parakrahut te nje trupi te pajete. Ata kane lajmeruar te afermit, te cilet kane bere zhvarrimin e gjithe trupit dhe me pas e kane formuar plotesisht ate. Sipas te dhenave te para, dyshohet se kjo eshte kufoma e dyte e ushtareve italiane te vrare gjate Luftes II Boterore, pas kufomes se pare, qe u zbulua nje vit me pare, per te cilen erdhen ne vendngjarje edhe perfaqesuesit diplomatike te Romes zyrtare, te akredituar ne Tirane.
Zbulimi
Eshtrat e nje trupi njeriu, te cilat mendohet se i perkasin nje ushtari italian, jane gjetur ne fshatin Fiershegan te rrethit te Lushnjes. Sipas te dhenave nga deshmitare ne vendngjarje, disa femije te vegjel, duke luajtur, kane pare kocken e nje njeriu te vdekur. Hajredin Gjata thote se eshte njoftuar prej tyre se kane zbuluar nje njeri te vdekur. Ai, se bashku me te vellain, kane bere germimin e vendit ku u gjet kocka e parakrahut dhe me pas kane nxjerre eshtrat e te gjithe kufomes. Sipas tyre, shirat e koheve te fundit kishin nxjerre ne siperfaqe pjese te viktimes. Prej dy vellezerve mesojme se asnje pjese e eshtrave nuk mungonte. Ata kane formuar te gjithe skeletin dhe kane lajmeruar menjehere forcat e policise. Sipas vellezerve Gjata, ky skelet eshte zbuluar vetem 2 metra larg vendit ku vitin e kaluar, teksa ata po punonin token, gjeten nje skelet tjeter, i cili rezultoi se iu perkiste forcave te ushtrise italiane.
Te dhenat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›