E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të Tiranës, tre të arrestuar dhe dy në kërkim

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shiste drogë në disa zona të frekutentuara të kryeqytetit si në ish-Bllok dhe lokale nate.

3 persona janë arrestuar, ndërkohë janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Konkretisht në pranga ka rënë 25-vjeçari Rei Trimi si dhe u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest në burg” për Vilson Hasanin dhe Mariglen Pupën.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të Tiranës.

Policia arriti që të sekuestrojë drogë, shuma parash 7 celularë si dhe një automjet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›