E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shiste doza kokaine në Lushnjë, vihet në pranga 39-vjeçari, çfarë iu gjet në banesë

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 39-vjeçari që shiste doza kokaine.

Gjatë kontrollit të banesës të 39-vjeçarit policia gjeti doza kokaine gati për shitje, si dhe mjete që ndihmonin në përgatitjen e lëndës narkotike.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine të ndarë në dhjetëra doza dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular”, njofton policia.

Po ashtu, policia po punon për të identifikuar të tjerë persona që mund të kenë bashkëpunuar me të arrestuarin./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›