Shiste droga të forta në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet estonezi

Një shtetas nga Estonia është atestuar pasi shiste droga të forta në lokalet e natës në Dhërmi. Në pranga ra 32-vjeçari O. G., banues në Estoni gjatë operacionit të koduar “Tempulli 3”.
32-vjeçarit iu gjetën sasi me droga të forta si kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers në dhomën ku jetonte në Dhërmi, të cilat i shiste në lokalet e natës.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/