E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiste kanabis me doza, arrestohet në Berat 31-vjeçari

Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, Policia e Beratit finalizoi me sukses operacionin antidrogë të koduar “Qyteti”, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në Kuçovë, i cili dyshohet për përfshirje në aktivitet kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe banesën e tij, u sekuestruan sasi lënde narkotike Cannabis Sativa në formë boçeje dhe të ndara në doza, 5 peshore elektronike, si dhe shuma parash në lekë (175 000), euro (1060) dhe në valuta të tjera, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Hetimet e kryera zbuluan se 31-vjeçari siguronte lëndë narkotike, të cilën e përgatiste për shitje në zona të ndryshme të qytetit të Kuçovës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Beratit thekson se operacione të tilla do të vijojnë me intensitet, për të luftuar shpërndarjen dhe trafikimin e narkotikëve në territorin e qarkut.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›