E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shiste kanabis në lagjet e Shkodrës, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili lëvizte me automjet për të shpërndarë doza cannabisi në lagje të ndryshme të qytetit.

Si rezultat i operacionit “Tempulli” në pranga ra shtetasi Y.D, 22 vjeç, banues në Shkodër, njofton policia.

22-vjeçari u arrestua në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Dozat e lëndës narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit janë sekuestruar./vizionplus.tv

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›