E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shiste kanabis në një lokal në Sarandë, arrestohet polici dhe bashkëpunëtori i tij

Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë së Sarandës dhe bashkëpunëtori i tij pasi shfrytëzuan një lokal “Beach Bar”, dhe shpërndanin lëndë narkotike tek shtetas të ndryshëm duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

Operacioni “Last Sunday” u finalizua falë bashkëpunimit të AMP-së me Forcën e Posaçme Operacionale, Gjatë këtij operacioni, janë gjetur dhe sekuestruar 100 doza lëndë narkotike, një armë zjarri TT pa leje, dy aparate celulare, një automjet, 555 euro, 20 pound dhe 20 mijë lekë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Last Sunday”, ku u arrestuan në flagrancë punonjësi i policisë, me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, si dhe një shtetas bashkëpunëtor i tij, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje, prodhim pa leje e armëve dhe municionit””, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›