E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shiti makinën që nuk ishte në pronësinë e tij, në pranga 52-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 52-vjeçar, pasi i ka shitur një shtetasi një një automjet që nuk ishte në pronësinë e tij.

Ai rezultonte i shpallur në kërkim për mashtrim.

“Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës lokalizuese dhe i mbështetjes nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër”, njofton policia.

Gjykata e Shkodrës e ka lënë në burg, ndërsa akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›