E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shiu përmbyt bizneset në Korçë/ Kërkohet ndërhyrje nga bashkia për kanalizimet

Shirat e rrëmbyer të një dite më parë kanë shkaktuar dëme të shumta në Korçë.

Pemë të thyera dhe rrugë e biznese të përmbytura, kjo është pamja që la pas stuhia që zgjati vetëm një orë.

Sipas banorëve, sa herë që ka stuhi të tilla shiu bizneset e tyre përmbyten, ndaj ata kërkojnë që të merren masa nga bashkia.

Ka dëme. Bëmë një ub për të kaluar ujin po hiç, duhen marrë masa.

-Uji tejkaloi edhe barrierat mbrojtëse se nuk ka pusetë ku mund të derdhet.

Reshjet e rrëmbyera të shiut shkaktuan edhe kaos në lëvizjen e automjeteve, duke bllokuar edhe hyrjen e qytetit .

Ndërkohë, edhe në fshatra rrebeshet kanë sjellë dëme të mëdha në pemët frutore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›