E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkak u bë radha për t’u qethur, djemtë e biznesmenëve vrasin 18-vjeçarin jetim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “drenica” në Podujevë në 14 janar,

18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u përplas me makinë nga dy të rinj dhe më pas u dhunua brutalisht për vdekje me shufër hekuri, grushta e shkelma nga këta të fundit.

Fejzullahu mori plagë të rënda në disa pjesë të trupit e për pasojë ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Autorët e ngjarjes së rëndë janë Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç. Dy adoleshentët janë djem biznesmenësh në Podujevë. Besim Kadriu babai i 16-vjeçarit ka në pronësi një biznes makinash me qira, ndërsa Medin Abdullahu babai i 17-vjeçarit është pronar i një kompanie “security”.

Ndërkohë, viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën. Shkak për konfliktin është bërë radha për t’u qethur në një berberhane të qytetit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›