Shkarjet e dheut nga moti i keq-Evakuohen 5 familje në fshatrat e Pogradecit

Si pasojë e motit të keq përgjatë ditëve të fundit momentalisht rezultojnë të evakuuar 5 familje në zonat e prekura të Pogradecit, konkretisht në fshatin Çeravë – si pasojë e shkarjes së dheut, 3 familje në fshatin Dardhas – po ashtu nga shkarja e dheut si dhe 1 familje në fshatin Verdovë – për shkak të gërryerjes së tokës nga vërshimi i ujit të lumit Verdovë.
Sipas informacioneve të fundit të korrespodentit të RTSH-së, Llazi Saro bëhet e ditur se të gjitha familjet e evakuuara janë sistemuar në banesa të sigurta nga strukturat përgjegjëse të emergjencës civile dhe institucionet vendore.
Gjithashtu bëhet e ditur se Bashkia Pogradec do t’i trajtojë ato me bonus qiraje për periudhën e nevojshme, derisa situata të stabilizohet dhe të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Pogradeci ka qenë një nga zonat më të prekura në qarkun e Korçës nga moti i keq i ditëve të fundit, me rrëshqitje masive dheu dhe prurje të larta të lumenjve malorë.
Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren për të parandaluar probleme të mëtejshme.
/rtsh.al/