E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkarkimi i Koeman flet Ancelotti: Kjo është jeta e trajnerit…

Lëvizje në La Liga, në stolin e Barcelonës. Pas disfatës së pësuar të mërkurën, klubi katalanas ka njoftuar shkarkimin e Ronald Koeman nga posti i trajnerit. Një pikë kthese që ishte në ajër dhe që u komentua edhe nga Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit, në fund të ndeshjes së ekipit të tij në Bernabeu ku Blancos barazoi me Osasunën.

Për ndeshjen që përfundoi 0-0: “Tri ndeshje pa fituar në shtëpi? Nga të treja, mendoj se i kemi merituar të fitojmë dy. Duhet të kuptojmë që këto janë ndeshje të vështira. Mund të më quani të çmendur, por më pëlqeu skuadra. Sidomos në pjesën e dytë. Lojtarët e mi dhanë gjithçka dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.

“Çfarë mendoj për shkarkimin e Koeman? Jam shkarkuar shumë herë dhe jam ende gjallë, jam ende i lumtur… Kjo është jeta e trajnerit,” tha Ancelotti sipas Marca. “Gjëja e rëndësishme është të kesh një ndërgjegje të pastër se ke dhënë gjithçka. Pastaj, të nesërmen pasi të të dëbojnë, duhet të ngrihesh dhe të vazhdosh, jeta vazhdon”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›