Shkarkimi i Spahiut te merkuren mblidhet Komisioni

Të mërkurën do të mblidhet Komisioni Parlamentar i Ligjeve, ku pritet të shqyrtohet kërkesa e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor nga ana e Kuvendit me objektiv hetimin e punës së nën/kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve mbërrin pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha, bërë para grupit parlamentar të Partisë Demokratike ditën e hënë, ku kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Spahiut. Mazhoranca akuzon nën/kryetarin e KLD-së, njëkohësisht edhe lider i Aleancës KuqeZi për shkelje të rënda të Kushtetutës.
“E vërteta është se kjo parti e KLD-së, është parti direkt e kryetarit të KLD-së, i cili, në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, të ligjeve të vendit, i ka lejuar vetes që institucionet, të cilat i janë besuar në përputhje me Kushtetutën, të përdoren në mënyrë të papërgjegjshme për interesa strikte partiake, por duke dhunuar rëndë këto dy institucione”, deklaroi Berisha para grupit parlamentar të PD-së ditën e hënë.
Nga ana e tij, nën/kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu e quajti nismën e Berishës si anti-kushtetuese që cënon rëndë pavarësinë e institucioneve kushtetuese dhe si një sulm të pastër politik.
“Kërkesa për shkarkim nga një grup deputetësh të PD-së është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Kjo kërkesë është një sulm i pastër politik. Klasës politike pushka top le t’i bëhet, por ta harrojë se do të kontrollojë drejtësinë. Viti 2012 konsiderohet si viti i fundit të botës, por ky do të jetë fundi i asaj klase politike që mendon se do të vendosë kontrollin dhe monopolin mbi shoqërinë shqiptare”, deklaroi Spahiu, po ditën e hënë.
Në një tjetër reagim, Spahiu tha se mbledhja e komisionit, mbërrin vetëm 24 orë pas kërkesës së Berishës për shkarkimin e tij, megjithatë, ai pohoi pjesëmarrjen e tij në seancën e së mërkurës.