E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkarkimi i Veliajt/ “Bashkia e Tiranës ishte në kaos”, Gjikondi: Interesi i PS-së, mbi interesat e personave të veçantë!

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se kryeministri Rama tregoi se interesi i Partisë Socialiste është mbi interesat e personave të veçantë.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ajo komentoi edhe shkarkimin e Eriona Veliajt, duke thënë se kjo ishte e pritshme pasi prej gati 7 muajsh Bashkia e Tiranës ishte në kaos.

Pjesë nga biseda në studio:

Gjikondi: Kjo pjesa e SPAK, ajo që kërkoi Rama sot, nuk besoj se ka lidhje sepse prej 7 muajsh Bashkia e Tiranës është në kaos total.

Minxhozi: Dosja shkoi dje, një ditë para Asamblesë. Kjo është fakt. Unë këtë e shoh më me rezervë.

Gjikondi: Veliaj edhe në reagimet e tij nën rreshta e ka mbajtur me thonj këtë vend. Rama sot e ka bërë pikërisht për ta relavitizuar, ka nxjerrë, jo 3 bomba, por katër. Ka nxjerrë shumë gjëra. Interesi i PS është mbi interesat e personave të veçantë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›