E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet Ilir Proda. Ja kush komandohet në krye të Policisë së Shtetit

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars.

Bashkë me të është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Vendimi u mor pas protestës së opozitës.

Proda mësohet se është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama, një ditë pasi Policia e Shtetit nuk arriti të sigurojë rendin dhe qetësinë publike.

Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga, i cili prej vitit 2022 mban detyrën e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024.

Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›