E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Sefgjini, i akuzuari per zhdukjen e Hoxhes

Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve Arben Sefgjini eshte shkarkuar mesditen e se martes nga detyra. Lajmi eshte konfirmuar nga burime zyrtare te Ministrise se Financave, te cilet deklaruan se ai do te caktohet ne nje detyre tjeter. Ne vend te Sefgjinit eshte emeruar Artur Pajani, i cili deri tani ka mbajtur postin e drejtorit te Tatimit mbi Vleren e Shtuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve. Paralajmerimi per shkarkim erdhi qe ne mes te ketij muaji, kur ne analizen vjetore, zevendesministri i financave, Florjon Mima kritikoi punen e tatimoreve. Ne fjalen e tij ai shprehu pakenaqesi per punen e tatimoreve. Arben Sefgjini, nje ish-funksionar i larte i Sherbimit Informativ Kombetar gjate qeverisjes se pare te te djathteve eshte akuzuar nga prokuroria si nje nga te dyshuarit kryesore ne zhdukjen e biznesmenit kosovar, Remzi Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›