Shkarkohet ambasadori Banaj

Admir Banaj është shkarkuar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në
Arbinë Saudite. Emri i zotit Banaj u bë i njohur mesin e muajit dhjetor,
kur deputeti socialist Taulant Balla publikoi një korrespondencë mes
tij dhe biznesmenit Zafar Ansar.
Top Channel ka mësuar se Ministria e Jashtme, me një shkresë drejtuar Presidentit të Republikës më 11 Dhjetor 2012 i kërkonte kreut te shtetit, shkarkimin nga detyra të ambasadorit Banaj.Data e kërkesës për shkarkim, drejtuar presidentit Nishani përkon me momentin, kur për herë të parë opozita e akuzoi ambasadorin Banaj se kishte shpërdoruar detyrën duke u kthyer në një sekser mes biznesmenti Zafar Ansar dhe zyrës avokatore të Argita Malltezit.
Në intervistën e Data e kërkesës për shkarkim, përkon me momentin, kur për herë të parë opozita e akuzoi ambasadorin Banaj se kishte shpërdoruar detyrën duke u kthyer në një sekser mes biznesmenti Zafar Ansar dhe zyrës avokatore të Argita Malltezit
15 janarit per Top Channel, vetë Ansar tregoi se ishte ambasadori Banaj ai i cili i kishte prezantuar kompaninë e Argita Malltezit për të vijuar tratativat e ndërtimit të një TEC-i prej 100 milionësh.Sipas një mesazhi përmes postës elektronike që mban datën 22 tetor 2007 ambasadori Banaj i shkruan Zafar Ansar, se sipas opinionit të tij, ai duhet të vijonte së bashkëpunuari me Argita Malltezin, për vetë lidhjet që ajo ka përfshi aftësitë dhe përkushtimin.
Janë më shumë se tre korrespondenca mes Banajt dhe Ansar prej të cilave opozita thotë se ambasadori me dëshirën e tij apo imponimin e të tjerëve e ktheu veten nga një diplomat në urë lidhëse mes Argita Malltezit dhe Zafar Ansar duke shkelur praktikat e një përfaqësuesi të shërbimit diplomatik. Kjo me sa duket është edhe kostoja që Banaj duhet të paguajë duke u shkarkuar nga detyra e ambasadorit në Arabinë Saudite. Kërkesa e Ministrisë së Jashtme është pranuar nga presidenti Nishani, i cili 9 ditë më pas nëpërmjet dekretit numër 7865 e liron nga detyra Admir Banajn, si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, si dhe nga detyra e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, në Sulltanatin e Omanit, në Kuvajt dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.
Për të patur edhe versionin e zotit Banaj ne lidhje me korrespondencës qe ai ka patur me biznesmenin Ansar, Top Channel e ftoi zotin Banaj të prononcohet, por kërkesa ende nuk ka marrë përgjigje.
PS: Prokuroria të nisë hetimet
Korrespondencën mes Argita Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, PS e quan një skandal të rëndë të trafikimit të influencës dhe konfliktit të interesit.
Deputetja Ermonela Felaj tha se në vend që vajza e Kryeministrit të japë shpjegime, formulon reagime të mbushura me baltosjen e opozitës.
"Janë paraqitur fakte, dokumente e mbi të gjitha publiku ka pasur mundësinë të dëgjojë dhe intervistën e drejtpërdrejtë të biznesmenit pakistanez të përfshirë në këtë ngjarje. Deri më sot zonja Argita Berisha pervec deklaratave me nje gjuhe arrogante nga ato qe deshmojne se me pushtetin mund te besh gjithçka, ka zgjedhur të ndërmarrë një fushatë shpifjesh e akuzash qesharake.Deklaratat e zonjes Argita Berisha te lene te kuptosh se per te, te perdoresh pushtetin dhe firmen e babait Kryeminister ne kembim te 3 milion eurove, sic dëshmon biznesmeni pakistanez, eshte gjeja me normale. Per ne dhe per ligjin kjo eshte e papranueshme", tha Felaj.
Përballë të tilla fakteve tashmë të bëra publike, deputetja Felaj ftoj prokuroinë të nis hetimet.
"Në dëshminë e biznesmenit Zafar Ansar u fol qartë për gjobën prej 3 milionë eurosh që vajza e Kryeministrit i kishte kërkuar biznesmenit në këmbim të firmës së babait të saj. Pikersisht per te gjitha keto arsye, ne i bejme apel prokurorise që të nisë hetimin mbi këtë cështje të qartë konflikti interesi dhe kapjeje të shtetit e qe ne vetvete permbajne elemente te qarte te veprave penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike, shpërdorimit te detyres apo korrupsionit", theksoi Felaj.