Shkarkohet kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Ilir Proda është shkarkuar nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Proda iku për shkak të menaxhimit jo të duhur të protestës së opozitës.
Burimet pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur se Proda u shkarkua nga kryeministri Edi Rama.
Ndonëse deri tani nuk ka ndonjë reagim zyrtar, burimet thonë se shkak është bërë menaxhimi jo i duhur i protestës së një dite më parë, e realizuar nga opozita.
Të njëjtat burime saktësojnë, se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, në krye të saj është komanduar Sokol Bizhga.
Gazetare: Flutura Tota